Luizi: S’jam i pasur, nuk veshë rroba origjinal
Aktorja Olta Gixhari, pjesëmarrëse në BBVA u shpreh se ka nivele të larta të standardit të jetesës dhe për të 100 mijë euro nuk është një shifër kushedi se çfarë.
Gjatë një bisede me banorët, Olta i është drejtuar Luiz Ejllit, njërit prej pretendentëve kryesor për të fituar çmimin, se atij i sjellin rroba falso dhe nëse do ta bënin këtë gjë me të do të mërzitej shumë.
Këngëtari ia ka kthyer duke thënë se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.
Pjesë nga biseda:
Olta: Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba falso. Pse duhet të veshësh falso.
Luiz: S’jam i pasur.
Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.
Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin original. S’kanë lekë moj zemër.
Olta: Po vishu si unë me ‘Zara’.

