Lumenjtë e Kosovës nuk do të rrjedhin më qumësht, Hoti premton zgjidhje për blegtorët

Ju kujtohet pamja e para disa ditëve kur lumenjtë në Kosovë rrjedhnin qumësht. Në shenjë revolte me qeverinë e vendit, fermerët kanë derdhur qumështin. Ata po tërhiqnin vërejtjen në këtë mënyrë ndaj importit të produkteve me vaj palme.

Për këtë çështje ka mbajtur sot konferencë për media, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

“Ka dy javë që fermerët janë duke pasur problem për plasimin e qumështit. Gjatë dy javëve kemi punuar shumë për të marrë veprimet e nevojshme, e mbështesim bukur shumë këtë sektor, për shkak të situatës që është krijuar në treg nga pandemia, ka ngopje të tregut”, ka thënë kryeministri Hoti.

Kryeministri ka premtuar se zgjidhje për problemin, ndërkohë ka thënë se do të dyfishohen subvencionet për sektorin e blegtorisë.

“Gjatë këtyre ditëve kemi bërë analizat e nevojshme në dy fronte, për t`u siguruar që në treg konsumatorët dijnë çka blejnë. Unë e di sa problem është dhe sa vështirë e kanë i gjithë ky sektor. Do të jemi afër tyre në mbështetje me të gjithë kapacitetet ligjore që i kemi në dispozicion. Do të dyfishojmë subvencionimin për këtë sektor”, ka thënë Hoti.