Lumiri po shpik forma të reja manipulimi me dorëheqjen
Adem Salihaj
Lumir Abdixhiku po bën diçka që nuk ka bërë askush deri më tash, po e qet kandidaturën e dorëheqjes në votim në Kuvend.
Kjo nuk është dëgjuar asnjëherë deri më tash. Dorëheqja as nuk aprovohet, as nuk refuzohet, ajo është akt moral personal për ta treguar përgjegjësinë për situatën, në të cilën u soll LDK-ja pas zgjedhjeve të fundit.
Pra, Lumiri po shpik forma të reja manipulimi me dorëheqjen, për të mos u dorëhequr. Ky veprim është shumë hipokrit.
Në fakt kjo është një formë e re për ta manipuluar dhe mashtruar edhe Kuvendin, edhe elektoratin e LDK-së. Është një farsë.
Qëllimi i gjithë kësaj është që ai, me gjithë faktin se e ka risjellë LDK-në në 13 %, të mos largohet nga pozita e kryetarit.
Është shumë reale mundësia që LDK me qëndrimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i saj, të bie edhe më poshtë.
Nga kjo që po shohim, Lumir Abdixhiku, jo vetëm që është i dashuruar në veten e tij, por ai është aqë i dashuruar në pozitën e kryetarit, sa që atë është vështirë ta largojnë nga kjo pozitë.
Pra, ai po shpik makinacione për t’i mashtruar të gjithë se, ja, unë ofrova dorëheqje, por po më detyrojnë të rri, sepse nuk ka më të mirë se unë dhe se unë nuk mund ta braktis partinë në kohët e vështira.
Kjo është logjika e tij. A do ta hajë Kuvendi i LDK-së këtë mashtrim të Lumirit, kjo mbetet për t’u parë.
Por, nuk duhet përjashtuar aspak këtë mundësi. Lumir Abdixhiku ka vendosur që ta sjellë LDK-në deri te shuarja.
Ka mundësi që ta ketë këtë edhe mision.

