Luta ia kujton Kurtit kohën kur plazma keksat i shpalli produkt armiqësor
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë kohën kur plazma keksat e Serbisë i shpalli produktin më armiqësor, pasi ky i fundit ditë më parë i pranoi 1 mijë teste, si donacion kundër Covid-19 nga shteti fqinj, shkruan Mediafokus.info.
Ai tha se Kosova nuk duhet të sillet karshi Serbisë me kompleks të inferioritetit, duke shtuar se nuk duhet të kalohet as në pozitën ku gjithcka që ofron Serbia, me të merret si akt i kryer.
“Kryeministri në detyrë po i jep dimension humanitar testeve për Covid-19, në kohë kur plazma keksat I ka shpallur plazma keksat si produktin më armiqësor në Kosovë. Ju kujtohet që edhe kamionët e tregtarëve të Kosovës I ka rrëzuar në hyrje të Kosovës si prodhime të armikut”, ka thënë Hazir për Klan Kosova.
Ai ka kujtuar thënien e senatores belge, e cila, sipas tij, ka thënë se ‘as arin mos e prano nga armiku’.
“Nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë krimet dhe gjenocidin që Serbia ia ka shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës”, tha Haziri. /Mediafokus.info/

