Luta iu ‘çepon’ oportunistëve: Janë rritë në hije, nuk shohin dritë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK nuk e ka në kulturën e saj ‘çeljen e dyerve’, derisa ka folur edhe për oportunistët.

Ja postimi i plotë

LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.

Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.

Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.

Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!