Luta: Masat e Gjilanit kundër COVID-19 dhanë efekt të madh
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se masat e Gjilanit kundër COVID-19 kanë dhënë efekt të madh.
Ai ka thënë se në dy ditët e fundit, kjo komunë nuk ka shënuar asnjë rast me COID-19, raporton Mediafokus.info.
Ja postimi i plotë:
#Dita34. Fatmirësisht, Gjilani nuk ka shënuar asnjë rast të ri me #Covid19 në dy ditët e fundit. Nga 24 rastet brenda kësaj kohe, 17 janë shëruar plotësisht, ndërkaq shtatë të tjerë janë pa simptoma e pa probleme të theksuara shëndetësore.
Jam shumë i lumtur që masat e prezantuara nga Komuna e Gjilanit në këto 34 ditë, kanë dhënë efektin e madh të parandalimit të përhapjes.
Ndërkohë, pako e masave të reja është zbatuar në plotni. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të shtetit sepse, po e përsëris, mund t’i vije puna që pandeminë ta kaloni në burg. #rriNshpi

