Në gjendje kritike për jetën – katër pacientë me Covid 19

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 16/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 72 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë.

Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 50 raste janë në gjendje stabile,
• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, thuhet në njoftimin nga Klinika Infektive.

Nga virusi covid 19 deri tani në Kosovë kanë vdekur 9 persona/mediafokus.info