Luta para derbit Drita-Gjilani: Jemi Qytet kampionësh

Pak para fillimit të super derbit në futboll, Drita-Gjilani, ka folur kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Haziri në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ‘ne jemi qytet kampionësh’.

“Krenar me derbin më të madh në Ballkanin Perëndimor. Kampioni mbetet në qytetin tonë se ju jeni kampion dhe na keni bërë Qytet kampionësh. Suksese e fer-play!#DRITA #GJILANI #Intelektualet #Skifterat”, ka shkruaj Haziri./Mediafokus.info/