Lutfi Haziri ashpërson kritikën ndaj Kurtit: E futi Gjilanin në gropë të zezë politike dhe akoma vazhdon me shitë mjegull!

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati me numër 5 në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, Lutfi Haziri, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës së këtij të fundit dje në Gjilan.

Haziri ka thënë se Kurti futi Gjilanin në gropë të zezë politike dhe akoma vazhdon me shitë mjegull.

Postimi i plotë i Hazirit:

Kurti e futi Gjilanin në gropë të zezë politike dhe akoma vazhdon me shitë mjegull!

“500k për me çelë shtigje”, paska thënë Kurti në Gjilan, e 1.5 milion të tjerë kudo që janë, bëhen peng të krizave politike.

Derisa gënjen me lehtësi të padurueshme para qytetarëve, Gjilani vazhdon të jetë pa autostadë, pa stadium, pa palestër sportive, pa impiant e kolektorë të ujërave të zeza. E më e rënda – Gjilani është pa kryetar e pa Komunë përnime. Pra, Gjilanin e futi në gropë të zezë politike dhe akoma vazhdon me shitë mjegull.

Depresionin politik dhe ekonomik që ia solli kësaj Republike për një zyre të Qeverisë, nuk kanë me ia harru e as me ia falë qytetarët e Republikës, në veçanti, s’kanë me ia harru mashtrimet qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës.

Durimi është më i madh se oqeani. Ne vazhdojmë ta duam Gjilanin e Kosovën më shumë se partinë.

Sepse veç #LDK113 është besë dhe shpresë për Kosovën.