Lutfi Haziri: Dobëçani është modeli më i mirë i organizimit

Dobëçani është modeli më i mirë i organizimit, bashkë me shoqatën e bashkatdhetarëve 17 Shkurti me seli në Zvicër.

Qëllimi ynë i përbashkët është për t’i afruar njerëzit, e jo për t’i përçarë. Ne e respektojmë veprimtarin maksimalisht, por i kemi hapur derën të rinjve në logjikën ku gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë.

Faleminderit deri në përulje këtij fshati dhe shoqatës, bashkë me Bukovikun, për përkrahjen e jashtëzakonshme sonte dhe këtë besim do t’ua kthejmë duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore.

Mbi të gjitha, këto zgjedhje duhet t’i japin vendit stabilitet e dashni, sepse Kosova jonë nuk e duron më këtë polarizim të skajshëm shoqëror e politik që e solli partia rivale.

Ju faleminderi prej fundit të zemrës. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

#LutfiHaziri5
#ArberIsmajli28
#valentinabunjakurexhepi32
#RexhepKadriu52
#XhylijeIbrahimi93
#BesimGuda98
#AferditaBalajAjdini99
#LDK123
#ZgjidhShpresen