Lutfi Haziri: E pafalshme që as pas dy dekadash nuk u zbardh vrasja tinëzare e Smajl Hajdarajt
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, në 20-vjetorin e vrasjes së deputetit të kësaj partie, Smajl Hajdaraj, ka thënë se është e pafalshme që as pas dy dekadash nuk është zbardhur kjo vrasje.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
20 vjet më parë u vra pabesisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-komandanti i UÇK-së i brigadës “136 Rugova”, Smajl Hajdaraj.
E pafalshme që as pas dy dekadash, organet e drejtësisë nuk e ndriçuan këtë vrasje tinëzare.
Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për zbardhjen e kësaj vrasje dhe për vrasjet tjera të pas luftës.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së deputetit të popullit, Smajl Hajdaraj!

