Lutfi Haziri flet për 30-vjetorin e Referendumit të Luginës: Kosova Lindore, amanet!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar aktin e Referendumit para 30 vjetësh të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

“Kosova Lindore, amanet”, ka shkruar përvec tjerash Haziri, ku postimit ia ka bashkangjitur një foto nga vizita në Bujanoc.

Postimi i plotë:

Sot 30 vjet nga shprehja e vullnetit përmes Referendumit, ku qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë votuar për të drejtën e bashkëngjitjes Republikës amë, Kosovës.

Ky vullnet politik ka mbetur i pa implementuar, përkundër luftës së UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit dhe proceseve tjera që kanë kaluar shqiptarët e lindjes së Kosovës.

Unë e mbështesë këtë vullnet dhe në vitin 2013 e kam sponsorizuar Rezolutën në Kuvendin e Republikës, e cila ka qenë gjithëpërfshirëse dhe është votuar nga të gjitha partitë politike shqiptare. Kosova Lindore, amanet!