Në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, kolona e pritje deri në tre orë
Kolona të gjata me vetura shihen duke pritur edhe këtë mëngjes në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Qendra e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se sërish ka pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.Në njoftim bëhet e ditur se në Merdarë pritjet në dalje janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.
Po ashtu edhe në Vërmicë pritet janë deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova.
Informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të merren në ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.