Lutfi Haziri flet për zgjedhjet lokale në Podujevë
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Podujevë, të cilat do të mbahen të dielën, raporton Mediafokus.info.
Haziri ka shprehur bindjen për fitoren e madhe të kandidatit të LDK’së.
“Besoj shumë që z. Nexhmi Rudari do të fitojë pa balotazh”, ka thënë Haziri për Prime Time të Kanal 10.
Ndryshe, në garë për kreun e Komunës, me mandat vetëm 1-vjeçar, janë Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK)./Mediafokus.info/

