Dedikim për mësuesin Ilmi Ibrahimi nga nxënësi i tij: I trishtë kumti për vdekjen tënde

Sa lajm i trishtë kumti për vdekjen e Mësuesit Ilmi Ibrahimi

U shua edhe një qytetar, një prind, dijetar e pishtar i dijes, një Mësues që do lë zbraztësirë në arsimin e Anamoravës e më gjerë.

Ike… për mos të u takuar më, herën e fundit kur u takuam në hotel Kristal për kafe, llafosem e u kënaqëm së bashku, dhe më premtove që sapo të normalizohet gjendja nga kjo pandemi e tmerrshme, do takohemi prapë, por ja që nuk i shpëtove as ti infeksionit me COVID-19. Edhe për ty paska qenë caktim vdekja nga kjo sëmundje.

Iku nga kjo botë mësuesi i mësuesve i cili për 45 vite punoi me ditar në dorë në edukimin e shumë e shumë brezave nga të cilët sot kemi kuadro të fushave nga më të ndryshmet e gjithë kjo falë mësuesit të mësuesve, arsimtar Ilmiut.

Një jetë kushtuar arsimit dhe dijes, në edukimin dhe formimin e shumë profesionistëve e që sot secili nga ne ndjen mungesën e tij.

I dashur mësuesi Ilmi, ti ike nga kjo botë vetëm fizikisht ngase përherë do të jesh në mendjen dhe zemrat tona ngase më së miri ju demonstronit rolin e një edukuesi e një pedagogu nga i cili më vonë dolën kuado e kuadro që sot me nder e dinjitet i shërbejnë vendit në fusha të ndryshme.

Krenar që të njoha dhe mora dituri e këshilla prej teje, mbi të gjitha të mora model mësuesi e të bëhem një mësues por prapë asnjëherë i përgatitur dhe formësuar siç ishit ju mësuesi Ilmi.

Jo që nuk di, por nuk mundem të gjejë fjalë dhe shkruaj për personalitetin tënd në këtë ditë kur ti po kthehesh faqebardhë dhe i dashur nga të gjithë te Zoti yt.

Momentin që mora lajmin nga Agroni biri juaj që jeni shtrirë në Infektivë si pasojë e Covid 19 u mërzita shumë, u luta për ty dhe shërimin tënd te Zoti fuqiplotë por ja që caktimit Tij nuk i del gjë para.

Ngushëllime Agron juve dhe mbarë familjes, shoqërisë, veteranëve të arsimit, dhe gjithë atyre që e njohën mësuesin Ilmi.

Pusho i qetë në parajsën e Zotit fuqiplotë ashtu siç ishe i qetë edhe në këtë botë, Zoti të shpërbleftë me xhennet dhe qofsh nën mëshirën dhe mbrojtjen e Tij.

(Ish nxënësi Blerim SHERIFI)