Lutfi Haziri ‘godet’ Kurtin: S’janë gjysma e popullit analfabetë funksionalë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, po vazhdon me kritikat ndaj qeverisë Kurti, pas shtrenjtimit të rrymës, transmeton Mediafokus.info.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se populli i Kosovës është lojal, por nuk domethënë që duron pafund.
Ai nuk është pajtuar as me një përkufizim të kryeministrit Kurtit, i cili 24 për qind e kosovarëve i ka cilësuar si analfabetë funksional.
“Nuk janë gjysma e popullit analfabetë funksionalë siç e ka kualifikuar Kurti. Populli ynë është lojal dhe i durueshëm. Por, kjo nuk domethënë që durojnë pafund!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./mediafokus.info/

