Maskat anti-Covid përdoren edhe për grabitje

Persona të panjohur kanë hyrë me maska anti-Covid në banesën e një qytetari në Prishtinë dhe i kanë marrë para të gatshme si dhe dokumente personale.

Ulpianë, Prishtinë 06.03.2021-20:13.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj me maska anti covid kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur ti marrin para te gatshme dhe dokumente personale. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.