Lutfi Haziri i gëzohet rikthimit të Xhafer Gashit në LDK: Mirë se erdhe miku im

Rikthimit të kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, në LDK, i është gëzuar nënkryetari i parë i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Haziri ka bërë të ditur se me Gashin njihen prej kohësh.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që u rikthye në Lidhjen e besës dhe shpresës – LDK, luftëtari i lirisë dhe ndërtuesi i paqes, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi. Mirëseardhje mikut tim të vjetër e bashkudhëtarit në ndërtimin e lirisë dhe paqes. #LDKpartiebesësdheshpresës”, ka shkruar Haziri, teksa statusin ia ka bashkangjitur një foto gjatë vizitës në shtetin e Ioëa të SHBA.