Lutfi Haziri: I kërkova ish-presidentit Pacolli ta votojë Osmanin për presidente
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për presidente pasi ai ishte kundër.
Pacollin unë e kam thirrur, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ia dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundështues. Unë i kam kërkuar që ta takojë dhe ta votojë, meqë LDK-ja po e voton, ai ka qenë në listën tonë, që t’ia jap besimin dhe ta voton. Ai është tregue burrshtetas, jo si president i tretë i republikës, por si burrshtetas u ardh e ka taku, dhe i ka thanë unë të mbështes, dhe të mbështes me të gjithë kapacitetin tim, përkundër që kam pakënaqësi, por nuk kam kërkesa. Edhe unë besoj qëndrimi i tij, se ai, me kërkesën e Kurtit ka fol edhe me deputetët tjerë për me e siguru pjesëmarrjen në Kuvend”, ka thënë Haziri për tv arbëria.

