Ambasada e SHBA-së do të organizojë diskutim për Asociacionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 31 janar do të organizojë një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në këtë diskutim ambasada e SHBA-së do të sjellë bashkëgrupe të ndryshme të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë, siç thuhet, për të diskutuar për këtë temë të rëndësishme.
Ftesa e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, iu është përcjellë disa politikanëve.
“Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ju ftoj përzemërsisht ju apo një përfaqësues që e caktoni ju t’i bashkohet diskutimit, të cilin do ta udhëheq unë”, thuhet në një ftesë që e ka siguruar Paparaci.
Diskutimi thuhet se do të mbahet më 31 janar, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën e SHBA-së.
“Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejtë nga aksionarë të ndryshëm për përkushtimin ndaj Asociacionit, në përkrahje të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi duke organizuar këtë diskutim në përputhje me synimet tona afatgjate për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe si reflektim për miqësinë tonë të kamotshme dhe përkrahjen për qytetarët e Kosovës. Ngjarja do të mbahet sipas rregullit ‘chatham house’”, thuhet në letër.