Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e nëntë të dyshuarve dhe detaje të reja mbi rastin

Xhelil Murati, kryetar i komisionit të pranimit teknik;

Kushtrim Salihu, menaxheri i kontratës nga Komuna e Lipjanit;

Valzim Mziu, anëtar i komisionit të pranimit teknik;

Labinot Dedushi, anëtar i komisionit të pranimit teknik;

Enver Elshani, anëtar i komisionit të pranimit teknik në fazën e dytë;

Rrahman Olluri, anëtar i komisionit të pranimit teknik, në fazën e dytë;

Ismet Jashanica, anëtar i komisionit të pranimit teknik në fazën e dytë;

Driton Gashi dhe Metë Bytyqi.

Shtatë të dyshuarit e parë nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe obligimet sipas kontratës me ç’rast, nuk janë përfunduar punët ashtu siç janë paraparë me kontratë. Prandaj, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Kurse dy të dyshuarit e fundit, Gashi dhe Bytyqi  me veprimet e tyre dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në Prokurimin Publik” dhe “Mashtrim”.

Më këto veprime, 9 të arrestuarit dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/