Lutfi Haziri: Jam krenar që isha njëri prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Përmes profilit të tij në Facebook, Haziri ka thënë se ndihet krenar që ishte njëri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë.
Postimi i plotë:
14 vjet shtet. Jam krenar që isha njëri prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008 dhe pjesëmarrës në negociatat e Vjenës për statusin final. Përulje deri në gjunjëzim për mijëra gra e burra, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë.
Urime 14-vjetori i Pavarësisë të gjithë shqiptarëve në Kosovë e kudo në botë!

