Lutfi Haziri: Kam fituar pesë herë mbi 60 përqind të votave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur edhe për karrierën e tij politike dhe sukseset në gara zgjedhore.
Haziri ka thënë se sukseset nuk e kanë bërë asnjëherë arrogant, por më të përgjegjshëm, transmeton Mediafokus.info.
“Pesë herë kam i kam fituar garat zgjedhore me mbi 60 për qind të mbështetjes qytetare. Kjo nuk më ka bërë asnjëherë arrogant, por më ka bërë më të përgjegjshëm”, ka deklaruar Haziri, në një intervistë për Klan Kosova./Mediafokus.info/

