42-vjeçari nga Dragashi është më i riu që ka humbur jetën nga COVID-19

42-vjeçari nga Dragashi është më i riu në mesin e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportimin e fundit ka bërë të ditur se 13 qytarë kanë humbur betejën me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve të vdekjes me virusin SARS-CoV-2 është 822.