Ja çfarë i bllokon bashkimet familjare në Gjermani

Çfarë i bllokon bashkimet familjare në Gjermani? Sipas një raporti të revistës gjermane “Spiegel” pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar.

Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së Majtës, Gökay Akbulut.

Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar.