Trump “pranon” për herë të parë fitoren e Biden

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar për herë të parë fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të rivalit të tij, Joe Biden, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se presidenti i zgjedhur Joe Biden “fitoi”, së bashku me pretendimet e të pabazuara se vota ishte manipuluar kundër tij, ndërsa akuzoi median për fake news dhe heshtje.

“Ai fitoi sepse zgjedhjet ishin të manipuluara. Asnjë vëzhgues nuk u lejua, vota e paraqitur në tabelë nga një kompani e majtë radikale në pronësi private, Dominion, me një reputacion të keq dhe ekip të paaftë, që nuk mund të kualifikohem për Teksasin (të cilin unë e fitova me shumë!), Fake & Silent Media, dhe më shumë!”,  shkruan Trump.