Aksident tragjik mes 70 veturave, të paktën 5 viktima
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA.
Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.
Si psojë e aksidentit, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.