E mrekullueshme: Djaloshi 6-vjeçar, Arian Krasniqi e ka mposhtur leukeminë

Arian Krasniqi, djaloshi 6-vjeçar, është shëruar plotësisht nga leukemia. Lajmin e mirë e ka dhënë babai i tij, Islami, i cili për sa muaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Kosovaren kanë qëndruar në Stamboll, ku po trajtohej Ariani.

Ky është postimi i tij, të cilin e ka shpërndarë dr Ismail Lutolli.

Të dashur miq, familjarë dhe njerëz të vullnetit të mirë

Dua të ndaj me ju gëzimin,se pas një trajtimi mjaft të gjatë dhe të mundimshëm, si për Arianin po ashtu edhe për ne si familje, sot pranuam rezultatet perfundimtare se Ariani ka pasur sukses ne trajtim.

Me rekomandim të mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar të ju përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz, Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangjes nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme dhe shmangjes nga një trajtim i tille, është e domosdoshme te ju përmbahemi rregullave STRIKTE, andaj kërkojm MIRKUPTIMIM e të gjithëve për shëndetin e Arianit.

Ju falënderojm të gjithëve për kontributin e dhënë për trajtimin e Arianit

Une dhe Familja ime ju jemi shumë,shumë mirenjohes.Me 12.02.2021 ora 22:00 e premte, Ariani do te kthehet ne Kosove.

Paqit shëndet të plotë!