Lutfi Haziri: Mocioni ndaj kryetarit është e drejtë statutare
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm se procesi i sotëm është pjesë e demokracisë së brendshme të partisë.
Ai tha se mocioni ndaj kryetarit është një e drejtë statutare që është respektuar nga LDK-ja, ndërsa theksoi se delegatët do të debatojnë për të ardhmen e partisë.
“Përkundër rezultatit të fundit, ne kemi hyrë në kufijtë e debatit të brendshëm edhe në kufijtë e asaj që quhet demokraci e brendshme, që është mocioni i lidhur me kryetarin e LDK-së”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, Kuvendi do të shërbejë për të gjetur rrugën më të mirë për LDK-në dhe për çështjet që lidhen me të ardhmen e Kosovës.

