Lutfi Haziri në Dobëçan: Jemi bërë bashkë tre brezat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka prezantuar një tubim madhështor në Dobërçan të Gjilanit, ku ka thënë se janë bërë bashkë tre brezat e LDK-së.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Në Dobërçan me terenin jemi bërë bashkë tre brezat e LDK-së, ai i politikave të rezistencës, brezi i Republikës dhe brezi i Kosovës Europiane.

Qëllimi ynë i përbashkët është për t’i afruar njerëzit, e jo për t’i përçarë. Ne respektojmë veprimtarin maksimalisht, por i kemi hapur derën të rinjve në logjikën ku gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë.

Ju faleminderit deri në përulje. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

#BëhuNdryshimi
#LDK124
#LutfiHaziri4✅
#LirijeKajtazi18✅
#ValentinaBunjakuRexhepi21✅
#AvdylAliu67✅
#BardhylSyla68✅
#BesimGuda70✅