Lutfi Haziri: Partitë Europiane mbështesin LDK’në në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përfaqësuar këtë parti në Konventën e Partive Popullore Europiane (EPP), e cila u mbajt sot në versionin online.

Haziri ka njoftuar se EPP e mbështetë pa rezervë LDK’në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Presidenti i EPP, z. Donald Tusk dhe sekretari gjeneral z. Lopez, uruan LDK’në dhe Kosovën për këtë të arritur, duke e mbështetur pa rezervë partinë e besës dhe shpresës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Konventën online të Partive Popullore Europiane, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njoftova EPP dhe kolegët për rolin e LDK’së në qeverisje, menaxhimin e pandemisë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës dhe për lajmin e madh për marrëveshjen bilaterale Izrael-Kosovë për njohjen.

Presidenti i EPP, z. Donald Tusk dhe sekretari gjeneral z. Lopez, uruan LDK’në dhe Kosovën për këtë të arritur, duke e mbështetur pa rezervë partinë e besës dhe shpresës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në emër të LDK’së, falënderova BE’në për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!

#LDK #EPP