Lutfi Haziri përkujton Fadil Feratin në 12-vjetorin e vdekjes

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ish-kryetarin e Istogut, Fadil Feratin, në 12-vjetorin e vdekjes.

“Fadil Ferati po na mungon çdo ditë e më shumë. Sot do të ishte krenar me djalin e tij, Ilirin, i po i prinë suksesshëm Komunës së Istogut. Në këtë ditë pikëllimi, po na mungojnë shumë edhe dy ish-kryetarët tjerë, Ukë Bytyçi e Faruk Spahia. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre në shërbim të lirisë, pavarësisë e demokracisë!”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/