Lutfi Haziri përkujton Xhavit Ahmetin: Po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ish-këshilltarin dhe kimistin e njohur nga Gjilani, Xhavit Ahmeti, në 26-vjetorin e vdekjes.

Postimi i plotë:

26 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije i presidentit Rugova për çështje të arsimit, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!