Lutfi Haziri, president në ardhje?

Në kohën kur negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet se kanë ngecur pikërisht për presidentin, për këtë post është përfolur edhe emri i nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri.

Se emri i kryetarit aktual të Gjilanit po përfolet këto ditë për pozitën e të parit të shtetit, e ka konfirmuar para pak çastesh edhe Ismet Kryeziu nga shoqëria civile.

“Me presidentin në ardhje”, e ka emërtuar Kryeziu fotografinë e përbashkët me Hazirin, të cilën e ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Përndryshe, presidentit Hashim Thaçi i përfundon mandati në vitin 2021.