Lutfi Haziri pret në takim ministrin shqiptar Ferit Hoxha

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Haziri dhe Hoxha kanë diskutuar për koordinimin e mëtejmë të veprimeve dhe politikave ndërmjet dy shteteve, për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetjen e proceseve integruese të Kosovës në NATO dhe BE, si dhe për realizimin e nismave strategjike që afrojmë më shumë qytetarët dhe forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe brenda shqiptar.

Njoftimi i plotë

Në emër të LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, pata kënaqësinë ta mirëpres në takim ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në këtë takim të përzemërt, kemi diskutuar për koordinimin e mëtejmë të veprimeve dhe politikave ndërmjet dy shteteve tona, për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetjen e proceseve integruese të Kosovës në NATO dhe BE, si dhe për realizimin e nismave strategjike që afrojmë më shumë qytetarët dhe forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe brenda shqiptar.

E falënderoj përzemërsisht për vizitën në partinë që i vuri themelet e lirisë, pavarësisë e shtetndërtimit, ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka thënë Haziri.