Lutfi Haziri propozon që Regjimenti i FSK në Gjilan të zhvendoset në Mitrovicë
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përshëndetur vendimin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht Kuvendit të Mitrovicës, për fillimin e ndërtimit të bazës më të madhe ushtarake të FSK’së atje, raporton Mediarfokus.info.
Madje, Haziri ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje.
“Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK’së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/