Lutfi Haziri publikon foto me Rugovën të para 33 vjetëve
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar fotografi me ish-presidentin dhe liderin e kësaj partie, Ibrahim Rugova, të para 33 vjetëve.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Haziri ka uruar me rastin e 33-vjetorin e partisë, duke thënë se LDK i ka Republikës formë, besim dhe shpresë.
Hazir është polikani që prej themelimit të LDK-së ka mbajtur pozita udhëheqëse.
Postimi i plotë i Hazirit:
33-vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë
LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat.
Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendosë vetë, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.
Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës.
Urime 33-vjetori i LDK-së!

