Lutfi Haziri publikon fotografi me Rugovën, të vitit 1990

Nënkryetari aktual i LDK’së dhe pretendenti kryesor për ta marrë kreun e partisë më 14 mars, Lutfi Haziri, ka kujtuar demonstratat e rinisë studentore, raporton Mediafokus.info.

Por, këtij përkujtimi ia ka bashkangjitur një fotografi me ish-presidentin Ibrahim Rugova, të vitit 1990.

“Jo rastësisht Forumi i Rinisë u themelua në ditën e kryengritjes se Rinise shqiptare në Kosovë, me 11 mars, për t’u pasuar me ditën e bardhë të Republikës si kërkesë sublime me 2 korrik 1990 – de facto, dhe 17 shkurt 2008 – de jure. Krenar me Brezin e Republikës, i cili nga 11 marsi 1990 u organizua për rezistencë paqësore aktive dhe u kryengrit me mjetin e luftës për Liri, Pavarësi e Demokraci!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebok./Mediafokus.info/