Lutfi Haziri: Qeveria Kurti po qeveris me politika sot për nesër
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, transmeton Mediafokus.info.
Haziri ka thënë se kjo qeveri po qeveris me politika sot për nesër.
“Kjo qeveri është kah qeveris me politika ditore sot për nesër. Nuk ka një strategji…
Ka paralajmërim të reformave, por nuk po shihet drita në fund të tunelit. Ka paralajmërim për ofensivë politike brenda familjes… hiq policinë që po punon në luftimin e drogave…, institucionet tjera janë kah sillen në një pasiguri te qytetari, që quhet pasiguri juridike”, ka thënë Haziri për ATV./Mediafokus.info/

