Lutfi Haziri: Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me aleatët të parandalojnë tendencat për destabilizim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se në vitin 2016 ka alarmuar për tendencat e penetrimit rus në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka kërkuar nga qeveria qe të ‘zgjohet nga gjumi’.

“Në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i detabilizimit të Ballkanit është rritur. Koha e fundit që Qeveria  të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar Haziri.