Lutfi Haziri – Qeverisë: S’mund të ketë shtet të pasur me qytetarë të varfër

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, po vazhdon kritikat ndaj qeverisë të cilën e udhëheq kryeministri, Albin Kurti.

Duke komentuar vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Haziri ka thënë se nuk mund të ketë shtet të pasur me qytetarë të varfër.

“Qeveria e ka ndarë mendjen që ta mbështes ZRrE-në dhe u pa qartë që janë në koordinim të plotë mes vete. Janë aleatë. Sa i përket propozimeve, kjo Qeveri nuk do të punojë as me opozitën, as me institucionet tjera e as me grupet e qytetarëve të cilët janë të rrezikuar. S’mund të ketë shtet të pasur me qytetarë të varfër. Sa më parë që e kupton këtë Qeveria, aq më mirë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së për RTV21./Mediafokus.info/