Vetura përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Maliq.

Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin me inicialet S.K nga fshati Libonik ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Viktima është Petraq Premti, mosha e të cilit nuk dihet ende.

Goditja ka qënë aq e fortë sa e ka hedhur në ajër dhe e ka tërhequr zvarrë për gati 100 metër duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë errësira në rrugë, dhe mungesa e fushëpamjes për drejtuesin e mjetit, transmeton NOA.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për aksidentin.