Lutfi Haziri shpall të premten ditë zie
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.
“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, is dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.
Ndryshe, në tragjedinë e së martës, tashmë është konfirmuar se policja Valdete Bllaca ka vrarë dë prindërit e saj dhe dy vëllezërit, e më pas edhe vetën.
Varrimi i pesë anëtarëve të familjes Bllaca është bërë sot, në fshatin Cernicë, në të cilin morën pjesë mijëra njerëz./MediaFokus/

