Lutfi Haziri tregon detaje për rastin e fundit me Covid-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje lidhur me rastin e fundit të infektuar me Covid-19, shkruan Mediafokus.info.

“#Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje”, ka njoftuar Haziri, përmes llogarisë së tij në Facebook,

“Nga 52 rastet, dy persona kanë vdekur, tre janë në vetizolim dhe të tjerët janë shëruar plotësisht. Ju lutem shumë, respektoni orarin e daljes dy herë në ditë, por dil vetëm kur është shumë e domosdoshme, me masa mbrojtëse!”, ka përfunduar Haziri./Mediafokus.info/