Në Preshevë është varrosur Besnik Osmani i cili u gjet i vdekur afër lumit Llapushnica

Më 4 maj 2020, pranë lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, ishte gjetur trup pa jetë i Besnik Osmanit (1978).

Nga familjarët, ai ishte  iraportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020. 

Prokuroria e Gjilanit, është zhvilluar hetime rreth këtij rasti, i cili  është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Siç dihet, shtetasi Besnik Osmani nga Presheva, më 24 prill ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Preshevës, por nuk ishte lejuar nga pala serbe të kalonte në kufi shkaku i pandemisë.

Të nesërmen vetura e tij u gjet në një rrugë malore, por jo edhe Besniku, i cili për 40 ditë kishte rezultuar i zhdukur. /mediafokus.info