Lutfi Haziri uron ditën e presidentit me një foto të veçantë me Rugovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka shënuar ditën e presidentit me një foto të vecantë me presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Haziri e ka vlerësuar lartë Rugovën, duke thënë se ai ka inicuar procese, ka shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra.

“Dita e Presidentit shënon 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fitues doli Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka inicuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Faleminderit President!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij virtual./Mediafokus.info/