LVV do mbetet pa zërat më të fuqishëm të saj në Kuvend

Në tetor të vitit të kaluar pas zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese ku siguroi 30 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e LVV-së të cilët në këto zgjedhje ishin më të votuarit, pas formimit të Qeverisë kaluan nën udhëheqjen e disa prej ministrive.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi zëvendëskryeministër i dytë.

Por, pas mocionit për rrëzimin e kësaj Qeverie, dhe në rast të formimit të Qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, ministrat aktual në detyrë të LVV-së do të mbeten jashtë ministrive por edhe jashtë Kuvendit, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast Grupi Parlamentar i LVV-së do të mbetet në Kuvend pa zërat më të fuqishëm të cilët në legjislaturën e kaluar të Kuvendit ishin më të zëshmit./Mediafokus.info/