LVV emëron fshehurazi aktivistin e partisë në krye të ndërmarrjeve publike

Punësimet në baza partiake e militantiste duket se nuk po kanë fund me qeverinë Kurti. Edhe një punësim që tentohet të tejkalohet në heshtje e pa zhurmë.

Militanti e aktivisti i partisë në pushtet, Valon Prebreza është emëruar në krye të ndërmarrjeve publike në vend. Ai ka marrë postin e drejtorit të Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, që është në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

Lobimi i Prebrezëz për Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar qysh para ardhjes në pushtet të kësaj partie në vitin 2021.

Madje këto takime ku lobohej për VV-në u rikujtuan e u rishpërndanë edhe në vitin 2022.