Macron për vizat: Çështja është pezulluar, fjala e dhënë s’po mbahet
Presidenti Macron ka thënë se Franca kishte shfaqur besimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave, megjithatë thotë se çështja e vizave është pezulluar nga ana e Francës meqë fjala e dhënë nuk po mbahet, shkruan Lapsi.al.
Macron ka thënë se pret angazhim nga Kosova dhe Seriba në mënyrë që të ecet përpara, meqë është kusht i paqes për të gjithë rajonin.
“Pres që presidenti Vuçiq të jetë i përgjegjshëm, pres të njëjtën edhe për kryeministrin dhe presidenten kosovare. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që te ecim përpara. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron.
…………….
Lajmi i publikuar bazohet në deklaratat e përkthyer nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë. Mbetët të vërtetohet nëse fjalët e Macron janë përkthyer saktë meqë përkthimi ka qenë simultant.

