Madhështia e Muhamed Salah, ndalet dhe u dhuron para të pastrehëve

Ylli i Liverpool, Muhamed Salah u përball me disa të pastrehë në stacionin e një karburanti – para se t’u japë nga 100 paundë.

Kamerat e kanë kapur në CCTV pas fitores 3-1 të Liverpool ndaj Arsenal më 28 shtator, teksa ai afrohet dhe u jep të pastrehëve 100 paundë.

Ish-punëtori 50-vjeçar i tha The Sun: “Salah ishte aq i mrekullueshëm si njeri, sa është edhe si lojtar për Liverpool në fushë”.

Ai dëgjoi thirrjet e një grupi djemsh, doli nga mika, u afrua dhe u dhuroi paratë.

“Salah më dha një shumë jashtëzakonisht të madhe, 100 paundë. Çfarë legjende” – tha i pastrehi.